Transmetuar më 04-07-2020, 18:33

Një aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjëherë në spital.

Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./noa.al/