Transmetuar më 04-07-2020, 19:11
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e 2 policëve ka ndodhur në Orikum.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme.

Dy policë janë rrëzuar nga motori i tyrë gjatë rrugës për në Orikum.

Në momentin kur policët po merrnin një kthesë, motori ka dalë nga rruga.

Të dy efektivët janë rrëzuar në tokë dhe kanë marrë lëndime të lehta.

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë./noa.al/