Përfundon në Komisariat futbollisti, goditi në ndeshje arbitrin Besmir Leçaj
Transmetuar më 05-07-2020, 00:55

Përfundon në komisariat sepse godet arbitrin gjatë një ndeshjeje futbollit. Kjo është historia që vjen nga Kategoria e Dytë në Shqipëri.

Në ndeshjen mes Gramshit dhe Adës së Velipojës, lojtari i kësaj të fundit, 29-vjeçari Vahedin Pepaj, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes, 32-vjeçarin Besmir Leçaj.

Gjithçka erdhi pasi lojtari Pepaj buk ka qenë dakord për ekzekutimin të një penalltie.

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Loading...