Transmetuar më 06-07-2020, 19:27

Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishin sot në bordin e anijes P-134 Butrinti

Dy zyrtaret e larta zgjodhën bordin e anijes me emrin Butrinti, për një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës.

Sipas Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, "kjo vizitë ishte një tjetër shembull si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë "krah për krah" si aleate në NATO.

"Përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s mbetet një përparësi kryesore për qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe shqiptare", thuhet në njoftimin zyrtar.

Teksa kryen detyrën e saj, ambasadorja amerikane pati premtuar se smezi pret të shijojë edhe bukuritë e rralla të vendit tonë.

/NOA.al