Transmetuar më 06-07-2020, 20:01

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një vajze të re në vendin e quajtur Ura e Bardhajve, në Shkodër.

Sipas burimeve zyrtare policore, mjeti me tip Alfa Romeo ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur.

Si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.