Transmetuar më 07-07-2020, 08:58

Vihet në prangat e policisë ish-kryebashkiaku socialist i Vorës, Agim Kajmaku.

Arrestimi i tij u bë në një spital privat në kryeqytet, ku ishte paraqitur prej problemeve të rënda shëndetësore.

Aktualisht po kryhen veprimet ndaj Kajmakut, ndërkohë që prej muajsh vijonte në arrati.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi më 1 nëntor 2019  Kajmakun, duke e gjetur mandatin e tij të pavlefshëm.

Ky shkarkim erdhi pasi u verifikua nga Prokuroria se Agim Kajmaku, ka falsifikuar formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave false, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.

Kajmaku rezulton i dënuar në shtetin grek dhe njihej me emrin Jorgo Toto.

Ndaj ish-kryebashkiakut është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve”, dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”. /a.y/noa.al