Transmetuar më 07-07-2020, 11:20

Dy gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës, kanë rezultuar të infektuar me koronavirusi.

Nga tamponët e bëra gjyqtarëve, kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, duke bërë që të karantinohen.

Konfirmimi i dy rasteve, ka bërë që Apeli i Durrësit, të pezullojë punën për dy javë.

Ndërkohë vijon kryerja e tamponëve të tjerë, në rastet e kontaktit, për të zbuluar se deri ku është shtrirë zinxhiri i infektimit.

Pezullohet gjithashtu edhe puna e Gjykatës së Kavajës, për shkak se Apeli i Durrësit, qysh pas tërmetit të 26 nëntorit e ushtronte punën në këtë godinë, për shkak të dëmtimit të godinës së saj. /a.y/noa.al

Vijojnë shifrat e larta të infektimeve, 74 raste të reja në orët e fundit, dy viktima