Transmetuar më 07-07-2020, 12:47

Kryeministri Edi Rama duke folur ditën e sotme në prezantimin e projektit të zonës së Kombinatit, pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, deklaroi se zona do të kthehet në një qendër tëheqëse.

“Kombinatin, do ta bëjmë atë një qendër që do të jetë vërtetë qendër atraktive. Synojmë të krijomë një Kombinat që është një destinacion për turistët, për jetën e natës dhe për shumë aktivitete të tjera dhe këto i përkasin Shqipërisë 2030 dhe jo vetëm një harku kohor prej një viti që na duhet për të akomoduar njerëzit. Do të nisim ndërtimin e shtëpive të para individuale. Së shpejti nis rindërtimi edhe në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se shumë shkolla do të hapen për vitin e ri akademik me standarde të reja, por se duhet pak durim.

Ai uroi që t’iu jepet jetë këtyre projekteve të mëdha.

Rama deklaroi se kriza e madhe të 26 nëntorit po kthehet në një mundësi të madhe transformimi për ata familje që humbën shtëpitë e tyre por dhe vetë zonat ku ndodhën dëmet. /a.y/noa.al

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË KombinArt, prezantimi i planit për rindërtimin e Kombinatit një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë, e cila do të kthehet në një pol të ri zhvillimi ekonomik, social, kulturor. – Apartamente të reja FALAS për gjithë familjet e prekura dhe një potencial zhvillimi për akomodimin e 20,500 banorëve;- 4 institucione të reja arsimore;- 9 pika sociale e kulturore;KombinARTI do të ketë 5 sheshe publike me shërbime të reja: Sheshi i Teknologjisë (TECH Square), Sheshi i Muzeut (Museum Square), Sheshi Universitar (University Square), Sheshi Garibaldi (Garibaldi Square) dhe Sheshi i Gastronomisë (Gastronomy Square)😀

Publiée par Edi Rama sur Mardi 7 juillet 2020