Transmetuar më 07-07-2020, 15:14

Kryeministri Rama do të presë sot në një takim përfaqësues të opozitës parlamentare.

Takim pritet të mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, në orën 19:00.

Kjo është një përpjekje e mazhorancës për të bindur opozitën në Parlament që të votojë marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore.

Por opozita duket se ka të tjera kërkesa dhe pretendime, ku më kryesorja lidhet me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kujtojmë edhe deklaratën e deputetit Myslim Murrizi kur tha se "28 deputetët e opozitës parlamentare dhe jashtë grupeve janë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli Politik". /k.k/noa.al/