Transmetuar më 07-07-2020, 23:32

Publicisti Fatos Lubonja thotë se, kryeministri Edi Rama e sheh gjithnjë e më të vështirë fitoren e zgjedhjeve, ndaj gjen manovra për të ndryshuar rregullat. Sipas tij, kësaj here ai e ka të vështirë të prishë marrëveshjen e dakordësuar me ndërkombëtarët.

“Zgjedhjet, Covid, ekonomia,  ndikojnë për ndryshimin e elektoratit, mund të jenë ndëshkuese për qeverinë e Edi Ramës.

Zgjedhjet apo debati i zgjedhjeve nuk mund të mos lidhet me faktin se duke ndjerë këto rreziqe, Rama kërkon të maksimizojë mundësitë e fitores së tij. Dhe një nga format është ndryshimi i rregullave të lojës duke sabotuar marrëveshjen.

"Të prishësh atë marrëveshje të dakordësuar nga SHBA është e vështirë dhe bëhet më e vështirë sot për Ramën, se nëse pati një farë besimi nga ndërkombëtarët për të pranuar një opozitë kukull, sot e ka shumë të vështirë t’i pranohet një ndryshim me opozitën parlamentare kundër opozitës jashtëparlamentare. Nuk ia pranojnë ndërkombëtarët se do të të thotë të vazhdojë kalvari i kësaj Shqipërie të nëpërkëmbur nga kjo lloj politike”, tha ai.