Transmetuar më 08-07-2020, 11:31

Kryedemokrati Lulzim Basha shigjeton ashpër Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën ekonomike në vend, me anë të një karikature.

Ai thotë se “Ramavirusi” po e gërryen nga brenda ekonominë tonë.

Basha deklaron se me rritjen stratosferike të Borxhit Publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Rama po i jep ekonomisë një goditje fatale.

“Ky borxh që rëndon mbi qytetarët po përdoret jo për ti ndihmuar ata në këto ditë të vështira, por për të mbushur xhepat e Ramës dhe oligarkëve në shërbim të tij. Për shkak të Ramavirusit, sot gjysma e shqiptarëve janë pa punë dhe mbijeton në kufirin e varfërisë.

Por shqiptarët kanë mundësi të jetojnë më mirë dhe të kenë më shumë”, shkruan lideri i opozitës.

Në viji shton se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që jua lehtëson barrën e taksave dhe që rrit punësimin dhe investimet.

Sipas tij, shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze e cila nuk do ti lërë më në mëshirën e fatit, por do t’iu bëhet krah në ditët e tyre më të vështira.

“Ne për këtë po punojmë sepse ditë më të mira do të vijnë për të gjithë ne”, thotë në mbyllje lideri i opozitës. /a.y/noa.al