Transmetuar më 08-07-2020, 12:11

Një ngjarje e rëndë vjen nga Italia, ku një shqiptar, është gjetur i vdekur nga e shoqja, në rrethana të mistershme.

Viktima është 35-vjeçari Luçiano Kollaku, i cili është gjetur i pajetë në garazhin e shtëpisë së tij, në Romë të Italisë.

Trupi i pajetë u zbulua rreth orës 03.00 të mëngjesit, ku gruaja lajmëroi policinë, pasi i shoqi ishte mbyllur brenda garazhit dhe nuk iu përgjigjej thirrjeve të saj.

Hapja me forcë e derës, gjeti trupin e pajetë të shqiptarit, pranë të cilit u gjetën edhe dy shiringa.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkak të mbidozës së drogës. /a.y/noa.al