Transmetuar më 08-07-2020, 12:46

Caktohet prokurori i cili do të hetojë çështjen që tronditi mbarë vendin, ku nënë e bijë u flijuan.

Prokurori Albert Demirneli do të hetojë çështjen lidhur me vdekjen e nënës Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe vajzës Anisa Josifi 30 vjeçe, ndërsa 34-vjeçarja Blerta Josifi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin psikiatrik.

Prokurori do të grumbullojë të gjitha provat për të zbardhur ngjarjen që shokoi mbarë vendin, pasi Anisa Josifi mbahej e vdekur brenda në shtëpi dhe lyhej me uthull nga nëna dhe motra prej 15 muajsh, me shpresën se do të ringjallej dhe për të mos u dekompozuar.

Zbulimi shokues u bë nga vëllai i Zhanetës dhe daja i vajzave, i cili pas shqetësimit se motra nuk i përgjigjej në telefon, lajmëroi policinë.

Kjo e fundit pas mbërritjes në banesë u përball me skenën hororr, me trupin e Anisës i cili kishte nisur të dekompozohej, nënën e vdekur dhe Blertën që vegjetonte në gjendje të rëndë. /a.y/noa.al