Transmetuar më 08-07-2020, 14:13

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nxjerr pamje të reja nga puna në spitalin Infektiv, ku po trajtohen pacientët e prekur me koronavirus.

Ajo thotë se vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm Covid-19.

“I gjithë shërbimi, duke filluar nga ekzaminimet, deri tek trajtimi në terapinë intensive realizohen në spitalin infektiv nga ekipi i specializuar i mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mbështetës, me vetëmohim e sakrificë që prej fillimit të epidemisë!”, shkruan ministrja.

Manastirliu fton më tej qytetarët që të bëhen pjesë e betejës së përbashkët për të frenuar përhapjen e Covid-19, duke respektuar rregullat e distancimit, mbajtjes së maskës, dhe kujdesit për higjienën personale dhe kolektive.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, prej tyre 14 në gjendje të rëndë.

Më konkretisht 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 të tjerë janë të intubuar në gjendje kritike. /a.y/noa.al