Transmetuar më 08-07-2020, 16:12

Një tjetër mjek është konfirmuar i prekur me koronavirusin e ri.

Bëhet fjalë për një mjek specializant në Urgjencën e Spitalit të Traumës, në Tiranë.

Më herët, në të njëjtin pavion, rezultoi pozitive me Covid-19 një infermiere.

Nisur nga kjo situatë, personali ka kërkuar që t’u bëhet tampon për të parë nëse janë infektuar apo jo.

Koronavirusi nuk ka kursyer as bluzat e bardha, teksa dy prej tyre e kanë humbur betejën me virusin. /k.k/noa.al/