Transmetuar më 08-07-2020, 17:03

Dritan Dajti i dënuar për vrasjen e 4 policëve në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2009, i ka shpëtuar burgut për jetë, madje vendimi i fundit i gjykatës së Elbasanit i hap rrugës lirimit të tij.

Lidhur me vendimin e fundit për Dritan Dajtin, gjykata bashkoi dy dënimet, në një të vetme.

Pas këtij vendimi, teksa e ka kryer pjesën më të madhe të dënimit, atij i hapet rruga për lirimin me kusht.

Gjykata e Elbasanit tha se Dajtit i kanë mbetur edhe 10 vite e 8 muaj burg, pas këtij vendimi.

Me përllogaritjet nga periudha e 20 prillit 2001, kur u dënua, duke përfshirë edhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht.

Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.

Gjyqtari Tomorr Kullolli më 11 maj 2020 mësohet se e dënoi përfundimisht Dritan Dajtin, me 25 vite burg.

Dajti konsiderohet një ndër emrat më të lakuar në botën e krimit. Pas arrestimit, Dajti ishte i dënuar për 6 vrasje, plagosje, dhe po ashtu  ndaj tij ishin ngritur edhe akuza të tjera.

/NOA.al