Transmetuar më 08-07-2020, 17:51

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi tha se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Këngëtarja ka apeluar për të gjithë që të mos e fshehin që janë me këtë virus. Ajo ka treguar edhe simptomat:

Reagimi i këngëtares:

”Të dashur miq e familjarë. Pas kaq muajve të kujdesit maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska, pa dorëza, besa tre muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin infeksionin pa asnjë fije turpi.

Unë hasa në këto simptoma, para dy ditësh:

Lodhje të madhe të trupit; Dhembje të syve lartë, poshtë, anash, kokëdhimbje dhe qafa. Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, jo kollë.

Temperaturë 37.5.

Pra këto ishin simptomat e mia.

Dhe e bëra testin, ku para pak çastesh më rezultoi pozitiv.

Ju lutem mos e fshihni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet marrë me ju ardhë, e që e di që jeni të shumtë!”, ishte mesazhi i përcjellë nga këngëtarja Adelina Thaçi, pas lajmit se është prekur nga Covid.

/NOA.al