Transmetuar më 08-07-2020, 17:44

Këshilli i Ministrave ka akorduar në mbledhjen e sotme shumën prej 4 miliardë e 852 milionë e 410 mijë e 743 lekë nga Fondi i Rindërtimit, për të financuar banesat apo pallatet të cilat u dëmtuan rëndë ose lehtë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për të sqaruar të gjithë, bëhet fjalë vetëm për ato ndërtesa që nuk kanë nevojë për rindërtim nga e para.

Nga ky fond do të përfitojnë familjet në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Lezhës, Krujës dhe Kavajës.

Bashkia e Durrësit që do të marrë shumicën e këtij financimi, që parashikohet sipas VKM-së 3 miliardë e 220 milionë e 790 mijë e 743 lekë.

Tirana do të marrë 703 milionë e 220 mijë, Lezha 249 milionë e 450 mijë, Kruja 660 milionë 700 mijë kurse Kavaja 18 milionë 250 mijë.

VENDIMI NGA KËSHILLI I MINISTRAVE

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 08 Korrik 2020:

V E N D I M

PËR

PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, MIRATUAR NË BUXHETIN E VITIT 2020, PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT OSE TË RIPARIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE, TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) SI DHE MJEDISEVE NË BASHKËPRONËSI OSE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË DURRËS, TIRANË, LEZHË, KRUJË DHE KAVAJË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave