Transmetuar më 08-07-2020, 18:02

Kreshnik Tusha ishte një prej të ndaluarve pas vrasjes së dy personave, ngjarje e ndodhur në Laç në muajin qershor.

I riu 22-vjeçar u shoqërua, pasi mbrëmjen e atentatit ndaj biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ai kishte shkuar në spital.

Tusha ishte plagosur, por në fakt nuk kishte lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sot Gjykata e Kurbinit ka marrë vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”. /k.k/noa.al/