Transmetuar më 08-07-2020, 19:42

Kudo ku arkeologët shqiptarë gërmojnë, aty gjejnë gjurmë të lashta greke, edhe pse i konsiderojnë ilire.

Kështu pretendojnë grekët, pas zbulimit të fundit në një zonë të Himarës.

Zbulimi i rëndësishëm erdhi, pas një gërmimi arkeologjik të fundit nga Shërbimi Arkeologjik i Vlorës. Flitet për disa varre, të cilat datojnë në epokën e bronzit rreth viteve 15 – 12 para Krishtit.

Kryeministri Edi Rama dhe ministria e Kulturës, dhe arkeologët shqiptarët, e kanë vlerësuar këtë zbulim, si një dëshmi që tregon se fiset e lashta ilire kanë banuar në atë zonë, mijëra vite më parë.

Por grekët kanë rrëzuar këto pretendime, duke i cilësuar ato si pretendime injorantësh.

Grekët pretendojnë se mbi këtë zbulim nuk munguan pseudo-analizat e mediave të cilat vazhdojnë të vënë në praktikë fjalët e politikanit italian – historianit Vittorio Zgarbi, i cili tha se "shqiptarët pagëzojnë gjithçka ilire! "

Kështu, sipas pretendimeve të nacionalistëve grekë, zbulimi u falsifikua.

"Zbulimi ndodhi në Himarë, domethënë në një zonë – ku njihet në të gjithë botën për thesaret e ndryshme historike – zonë e  banuar nga raca e lashtë Greke e Epirit, Kaonët. Duke vazhduar, ata theksojnë se varret ngjitur janë një tregues i një varreze të njohur e të përhapur në Ballkan të fiseve, që, sipas tyre, nuk ka lidhje me Grekët", shkruan faqja "Himara.gr".

Sipas kësaj faqeje e cila shkruan në greqisht, "Në fund të fundit, qëndrimi shqiptar kundër kulturës Greke është i qartë. Sidomos në këtë rast kur injorantë dhe njerëz të parëndësishëm për çështje që kanë nevojë për studim dhe hulumtim të plotë, hyjnë në fusha shkencore duke menduar se me botime të besueshme mund të dekonstruktojnë të paktën historinë greke tre mijë vjeçare të trojeve tona".

/NOA.al