Transmetuar më 08-07-2020, 23:59

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës, në Kosovë ku 4 fëmijë dyshohet se janë ngujuar për dy ditë rresht pa ngrënë e pa pirë në bodrumin e shtëpisë së tyre.

Këtë veprim dyshohet se e ka kryer babai i fëmijëve. R. Z., me probleme mendore, ku gjithashtu dyshohet se ka ushtruar edhe dhunë ndaj vajzës së tij të madhe.

Lidhur me këtë ngjarje, policinë e kishte lajmëruar gjyshi i shtëpisë, që ka arrestuar të dyshuarin R.Z.

E mitura me dy motrat me të vogla dhe vëllain e saj, kanë marrë trajtim mjekësor.

Paraprakisht, babai i 4 fëmijëve është dërguar në Qendrën e Shëndetit Mendor, ku ka kryer kontrolle mjekësore.

Sipas mjekut ai është pacient i njohur për këtë qendër, pasi ka probleme të rënda me shëndetin mendor.

Pacienti pas rekomandimit nga mjeku, është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas familjarëve dhe mjekëve, R.Z., ka nevojë për terapi afatgjate dhe mosmarrja e terapisë me rregull bën që sëmundja t’i rikthehet në forma të tilla që i rrezikon njerëzit pranë./noa.al/