Transmetuar më 09-07-2020, 01:01

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka marrë masa për lirimin nga detyra të stafit të ambasadës në Athinë.

Raportohet se “janë marrë masa për lirimin nga detyra të stafit të ambasadës në Athinë”. Nga detyra është shkarkuar edhe vete ambasadorja, Ardiana Hobdari.

Nga detyra është shkarkuar edhe ambasadorja, Ardiana Hobdari. Shkarkimet kane ardhur për diaa arsye ku shkak kryesor thuhet se stafi nuk ka performuar në mbështetje të shqetësimeve të komunitetit shqiptar në Greqi, veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë të COVID-19.

Cakaj ka kërkuar emërimin e një ambasadori të ri të Republikës së Shqipërisë në Athinë tek Presidenti i Republikës. Në Presidencë ka mbërritur emri i ri i propozuar si ambasadore në Athinë, Luela Hajdaragaj.