Transmetuar më 09-07-2020, 08:59

Prej disa ditësh policia e Korçës vijon operacionin e koduar “Perimetri”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Në orët e fundit janë goditur dy raste të reja, duke vënë në pranga tre persona, të cilët po transportonin të 31 emigrantëve të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit u bë arrestimi i A. H., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe R. E., 18 vjeç, banues në Krujë, pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip “Benz” 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po ashtu u vu në pranga edhe R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin “Hyundai”, 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorive të Korçës dhe Pogradecit, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al

Tre persona kapen nga “Perimetri”, duke transportuar 31 klandestinë kundër paraveLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/07/2173970.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mercredi 8 juillet 2020