Transmetuar më 09-07-2020, 09:55

Paraditen e sotme u inaugurua në Tiranë, memoriali i Holokaustit, në nderim të hebrenjve të strehuar në Shqipëri.

E pranishme në ceremoni ishte edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila deklaroi se shqiptarët u bënë të gjithë bashkë, një komb i tërë, punuan për të shpëtuar hebrenjtë.

Ambasadorja deklaroi se nuk ka shumë popuj në botë që të kenë një memorial të tillë.

Sipas saj, pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit, shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj nga vdekja e sigurt, ku pushtuesit nazistë kërkuan një listë të qytetarëve hebrenj, qeveria shqiptare refuzoi.

“Është me të vërtetë një histori frymëzuese e kurajos dhe nderit, e besës shqiptare. Jam shumë krenare që qeveria e SHBA, ka mundësi të vlerësojë guximin e popullit shqiptarë përmes këtij memoriali. Do të doja të falënderoja popullin shqiptar, që na dha një shembull të ndritshëm. Le ta bekojmë të gjithë kujtimin e popullit të Shqipërisë që veproi me vetëmohim për mbrojtjen e miqve të tyre hebrenj”, u shpreh ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /a.y/noa.al

TIRANË – NË PËRURIMIN E MEMORIALIT TË HOLOKAUSTIT

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 9 juillet 2020