Transmetuar më 09-07-2020, 12:33

Një rast tronditës vjen nga Tirana, ku një djalë i ri akuzohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij.

Ky fakt konfirmohet nga policia e Tiranës, e cila tregohet e rezervuar për rrethanat e ngjarjes.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi i Sh. T., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ka qenë e reja ajo që ka bërë denoncimin në polici duke çuar në prangosjen e 23-vjeçarit.

Megjithatë rrethanat e ngjarjes nuk bëhet me dije dhe as detajet e lidhjes familjare mes dy të rinjve.

Për ngacmimin seksual kodi penal parashikon se: “Kryerja e sjelljeve me natyrë seksuale, që cenojnë dinjitetin e një personi, me çdo mjet ose formë, duke krijuar një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”./a.y/noa.al