Transmetuar më 09-07-2020, 14:04

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një magazinë bojërash në Fier.

Ngjarja është shënuar rreth orës 13:30, në zonën e quajtur “Azotiku”, në një magazinë me bojëra të marrë me qira nga E.H., ku ka rënë zjarr.

Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, ndërkohë që në pamje dëgjohen britma njerëzish të cilët tentojnë të vendosin situatën nën kontroll.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. /a.y/noa.al

Zjarr ne nje magazine me bojra ne Zhupan.Nje zjarrefikese ne vendngjarje. Zjarri vijon ende te perhapet.

Publiée par TV KOMBI sur Jeudi 9 juillet 2020