Transmetuar më 09-07-2020, 17:02

Bashkëshortja e Bilbil Hasanit, i cili u vetëvra në burg në vitin 2019, kërkon drejtësi që sipas saj ka munguar.

Mirjeta Hasani ka nisur betejën ligjore për bashkëshortin që qëndronte në paraburgim për vjedhjen e 1 mijë e 200 lekëve.

Kështu, në Durrës nisi sot seanca gjyqësore ndërsa prokuroria ka vendosur për mosfillim hetimi, por bashkëshortja nuk është tërhequr, duke apeluar vendimin.

Avokati i Mirjeta Hsanit, nëpërmjet një deklarate pas përfundimit të seancës gjyqësore, tha se është rivrarë për së dyti shtetasi Bilbil Hasani, pasi prokurori dhe gjykatësi i çështjes kanë vendosur mbylljen e çështjes.

I akuzuari nga Kukësi u vetëvra në qelinë e burgut 313. Ai u gjet pa shenja jete, dhe në atë kohë u tha se i dha fund jetës me çarçaf. /k.k/noa.al/