Transmetuar më 09-07-2020, 17:23

Gjermania kërkon nga politika shqiptare që të miratojë pa vonesë marrëveshjen e arritur në 5 qershor për Reformën Zgjedhore.

Një nga drejtuesit kryesorë të CDU/CSU, Johann Wadephul, ka shprehur keqardhjen që kjo marrëveshje ende nuk është e miratuar.

“Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i Reformës Zgjedhore, pa asnjë ndryshim, dhe zbatimi i saj, është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Nxis të gjitha palët, në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm”, shkruan Wadephul.

Por klima politike në Shqipëri nuk është aspak pozitive në këtë drejtim. Opozita parlamentare kërkon lista të hapura, duke kushtëzuar edhe votën e saj për marrëveshjen PS-PD-LSI. /k.k/noa.al/