Transmetuar më 09-07-2020, 17:31

Presidenti Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me kreun e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi si edhe kreun e AKR-së Behgjet Pacolli.

Ata kanë preferuar që ky takim të zhvillohet në Gjirin e Lalzit, që është shfrytrëzuar edhe si një ditë për të pushuar së bashku.

Takimi mes përfaqësuesve të lartë të politikës së Shqipërisë e të Kosovës ndodh pak ditë para se Hashim Thaçi të paraqitet para prokurorëve të Hagës.

Ky është takimi i dytë mes tyre brenda pak javësh.

Në lidhje me takimin, Presidenti Meta përmes një postimi në Facebook.

"Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese", shkroi Meta.

/NOA.al