Dëshmitë e fundit: Familja Josifi, e mbyllur në shtëpi prej muajsh
Transmetuar më 09-07-2020, 17:44

Një prej banorëve dhe fqinjëve të familjes Josifi sugjeron se prej dy muajsh thonë se në derën e tyre nuk u pa më njeri.

Një banore tha: "Njerëz shumë të mirë kanë qenë. Sidomos e ëma ishte grua zonjë. Shumë e tmerrshme kjo që ka ndodhur”, tha ajo.

Një tjetër banor shprehet: “Ato blenë një shtëpi në kat të tretë. Nuk i kanë të blera me lekët e tyre. Atyre ua kanë bërë dhuratë se ato kanë ardhur nga Përmeti të përfshira në këtë muhabet. Dy muajt e fundit, …vajzat dhe as e ëma s’kanë dalë fare. Vinin disa… u sillnin për të ngrënë, por meqenëse dera e saj nuk u hap më, … ishin një burrë e një grua”.

Banorët e zonës ku jetonin familja Josifi thanë për ABC News se në familjen e tyre hynin e dilnin persona fetarë.

“Ka patur këtu, ka patur para disa kohësh, por pastaj ikën nga këtu ata. … Na thoshin vinin nga Amerika, vinin me ca këmisha të bardha e na luteshin, na jepnin libra, …“na lexo këtë, bëhu me këtë…", tha një tjetër banor.

Ngjarja tronditëse në Kombinat rreth një javë më parë, ku u vetëflijuan nënë e bijë, të cilat qëndruan pa ngrënë nëpër një kohë të gjatë, me besimin te ringjallja, tronditi opinionin publik.

/NOA.al

Loading...