Transmetuar më 09-07-2020, 17:52

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë njofton mbi masat e reja lidhur me hyrjen dhe udhëtimin në Turqi të shtetasve të huaj.

Më poshtë keni edhe kategoritë të cilat kanë të drejtë për të hyrë në shtetin turk.

– Kompanitë ajrore civile do të vazhdojnë në zbatojnë masat parandaluese gjatë fluturimeve dhe në aeroporte. Shtetasit e huaj do të plotësojnë një formular sapo të hyjnë në Turqi dhe do pajisen me informacione rreth Covid-19;

– Menjëherë pas hyrjes në Turqi, shtetasit e huaj do të testohen për temperaturën dhe nëse është e nevojshme do të karantinohen dhe dërgohen në spital për teste të mëtejshme. Nëse një shtetas rezulton pozitiv, edhe pasagjerët e tjerë do të kontaktohen për të kryer një sërë procedurash;

– Mjetet e transportit me targa të huaja dhe me shtetas të huaj do të lejohen të shkojnë deri në destinacion por nuk u lejohet të marrin pasagjerë të rinj pas ardhjes së tyre në kufijtë e Turqisë;

– Shtetasit e huaj të moshës mbi 65 vjeç nuk do të kenë nevojë të marrin një Dokument për Leje Udhëtimi, për udhëtimet e tyre brenda Turqisë.