Transmetuar më 09-07-2020, 18:23

Julian Deda, aktori i njohur i humorit, vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale, me mesazhe të forta  politike.

Mbrëmë vonë, ai tha se nuk po e zinte gjumi, pa ditur se kush është kryeministri i Shqipërisë·

Për t’i dhënë zgjidhje kësaj dileme, aktori që është njëkohësisht pjesë e forumeve të larta të Partisë Demokratike, pyeti ndjekësit e tij në Facebook.

"Një pyetje para se me ra me fjetë. A dini gjë kush është kryeministër në Shqipëri, se ky që kujton se është, ka kohë që s’nuk fare?", tha Deda.

Pati komente dhe reagime nga më të ndryshmet.

Gjithsesi, ka një marrëveshje të fundit mes maxhorancës dhe opozitës dhe po flitet gjithnjë e më shumë se Rama pas dy mandatave ka vendosur që t’ia dorëzojë pushtetin në tavolinë Bashës.

Vihet re në fakt, se akuzat e ashpra mes tyre duket se janë zbehur ndjeshëm, madje nuk bëhet fjalë fare më për protesta. Por nuk dihet nëse Jul Deda e ka pasur bërë këtë reagim, për të thënë se Basha po pret me padurim, që të bëhet "de juro" kryeministri i ri i Shqipërisë.

/NOA.al