Transmetuar më 09-07-2020, 18:35

Policia skoceze bën apel për ndihmë, në përpjekje për të gjetur shtetasin shqiptar Iren Muça, pasi ai u zhduk në qytetin Renfreëshire.

Iren, shqiptar dhe flet pak anglisht, është parë për herë të fundit në Rrugën Christie të qytetit rreth orës 02:30 të së shtunës.

Ai përshkruhet me tiparet dhe me veshjen e fundit, para se të zhdukej.

Oficeri i policisë skoceze, Megan Bryson, tha se "Iren është banor i ri për Paisley dhe nuk e njeh aspak zonën. Me sa jemi në dijeni, ai nuk ka qenë në kontakt me askënd në vend që kur u pa për herë të fundit".

"Ne besojmë se ai ka pasur një sasi të vogël parash me vete dhe një telefon celular".

"Oficerët aktualisht po kontrollojnë CCTV në zonë dhe po punojnë me operatorët e transportit lokal, si dhe kolegët në BTP në përpjekje për ta gjurmuar atë".

"Kushdo që e di se ku është Iren ose që ka ndonjë informacion që do të ndihmojë oficerët në gjetjen e tij, mund të telefonojë Zyrën e Policisë Paisley me 101. Ju lutemi citoni numrin e referencës 1030 të 7 korrikut kur të telefononi".

"Ne gjithashtu i kërkojmë Iren që të na kontaktojë, në mënyrë që të sigurohemi se ai është në rregull", tha për mediat lokale polici skocez. /NOA.al