Transmetuar më 09-07-2020, 20:13

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në lagjn nr. 17.

Një i mitur me inicialet A.B., 6-vjeç, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet, ende i paidentifikuar.

I mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./noa.al/