Transmetuar më 09-07-2020, 21:15

Tërmeti nuk ka kursyer as shtëpinë e tij, megjithatë, ndonëse është një ndër kritikët më të ashpër të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, sot teksa i është prishur pallati dhe banesa ku ai është rritur, nuk e ka kritikuar atë.

Gazetari Bledian Koka tregoi me një video teksa iu prish pallati, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, në Manëz.

Ai tha se ka jetuar 21 vjet në atë pallat, por duket se pas prishjes do të ndërtohet një i ri dhe Bledian Koka do të përfitojë nga dëmet e shkaktuara prej tërmetit një apartament të ri.

"Goodbye home sweet home", – në shqip – "lamtumirë e ëmbël, e dashur shtëpi", ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i gazetarit Bledian Koka:

Sot si pasoje e demtimeve nga termeti, pallati ku u rrita ne Manez, thura endrrat e mia, hodha shtat dhe ku kam nje pjese te rendesishme timen, sot u shemb. Ditenentet e kaluara ne ate apartament te vogel, por aq te mbushur me dashurine e mamit, babit, motres, komshinjve te mrekullueshem, oborrit para pallatit, ballkonit te apartamentit, dhomes se gjumit te prinderve qe e mbushja me posterat e filmave dhe kengetareve te adoleshences dhe me darts-in tim te pare u shemben sot.

Sot kujtoj zbritjet me shpetjesi te shkalleve te te tre kateve qe ishin gjimanstika e perditshme, pershendetjet e panumerta me fqinjet, respektin e pashembullt per njeri-tjetrin, tarraca e pallatit qe me sherbente si platforme kur here pas here ngjitesha e strukesha atje si ne nje strofkull meditimi adoleshntesk per emocionet e endrrat, edhe ato e mia u shemben sot. Ja njihja atij pallati cdo tulle, cdo shkalle, cdo sahat uji, cdo zile dere, cdo kercitje dritareje, ahh nostalgia canaglia😞 Shume mall, por asnje lot sepse nuk ka vend per to! Faleminderit i dashur pallat qe me strehove me besnikeri per 21 vjet dhe ishe streha ime e sigurte deri ne fund…, prandaj!

Sot une falenderoj Zotin qe e mbajti doren dhe i kurseu manzaket e mia pas asnje dem ne 26 Nentor, te tjerat do i mbaj ne memorien time si nje cope e mire jete e cila me eshte kaq e dashur e si e tille sdo me shlyhet kurre.

/NOA.al

Goodbye home sweet homeSot si pasoje e demtimeve nga termeti, pallati ku u rrita ne Manez, thura endrrat e mia, hodha shtat dhe ku kam nje pjese te rendesishme timen, sot u shemb. Ditenentet e kaluara ne ate apartament te vogel, por aq te mbushur me dashurine e mamit, babit, motres, komshinjve te mrekullueshem, oborrit para pallatit, ballkonit te apartamentit, dhomes se gjumit te prinderve qe e mbushja me posterat e filmave dhe kengetareve te adoleshences dhe me darts-in tim te pare u shemben sot. Sot kujtoj zbritjet me shpetjesi te shkalleve te te tre kateve qe ishin gjimanstika e perditshme, pershendetjet e panumerta me fqinjet, respektin e pashembullt per njeri-tjetrin, tarraca e pallatit qe me sherbente si platforme kur here pas here ngjitesha e strukesha atje si ne nje strofkull meditimi adoleshntesk per emocionet e endrrat, edhe ato e mia u shemben sot. Ja njihja atij pallati cdo tulle, cdo shkalle, cdo sahat uji, cdo zile dere, cdo kercitje dritareje, ahh nostalgia canaglia😞 Shume mall, por asnje lot sepse nuk ka vend per to! Faleminderit i dashur pallat qe me strehove me besnikeri per 21 vjet dhe ishe streha ime e sigurte deri ne fund…, prandaj!p.s…Sot une falenderoj Zotin qe e mbajti doren dhe i kurseu manzaket e mia pas asnje dem ne 26 Nentor, te tjerat do i mbaj ne memorien time si nje cope e mire jete e cila me eshte kaq e dashur e si e tille sdo me shlyhet kurre😇😇😇

Publiée par Bledian Koka sur Jeudi 9 juillet 2020