Transmetuar më 09-07-2020, 22:26

Shpendi që qëndron pranë pret që vajza të vdesë nga uria dhe ai të ushqehet me të.

Fotografia tronditëse është realizuar rreth dy dekada më parë nga fotoreporteri i Afrikës së Jugut, Kevin Carter, ndërsa ai ishte në detyrë në Sudan.

Muajt e fundit bota është tronditur nga pandemia Covid 19, kryesisht janë goditur vendet e pasura dhe të zhvilluara. Por miliona njerëz vdesin nga uria çdo vit në botë, kryesisht në vendet e varfëra.

Dhe akoma nuk është bërë asgjë për ta. Shumë shoqata bamirësie në botë kanë tërhequr vëmendjen për sensibilizimin e publikut, përmes kësaj fotoje, që tronditi dikur opinionin mbarëbotëror.

Duket se varfëria harrohet shpesh dhe shpejt, ndërsa sot edhe uria vret shumë më tepër sesa koronavirusi.

Ai gjeti vajzën e uritur dhe të braktisur nga familja e tij që kishte shkuar të merrte ndihma. Fëmija ishte ndalur për të pushuar, në pritje të ushqimit, teksa kishte dalë nga një qendër sociale e ngritur nga Kombet e Bashkuara, për të ulur sadopak pasojat e kësaj drame njerëzore.

Fotografia iu shit New York Times, dhe u shfaq për herë të parë në 26 Mars 1993. Praktikisht gjatë asaj nate me qindra njerëz kontaktuan gazetën për të pyetur nëse fëmija kishte mbijetuar.

Por fati i saj i fundit mbeti i panjohur përgjithmonë. Për shkak të saj, Carter u bombardua me pyetje se pse ai nuk e ndihmoi vajzën, dhe e përdori vetëm atë për të bërë një fotografi.

Carter vlerësoi se kishte njëzet vetë në orë që vdisnin në qendrën e ushqimit. Fëmija që nxori në foto nuk ishte unik. Pavarësisht fotos, Carter shpesh shprehte keqardhje që nuk kishte bërë asgjë për të ndihmuar vajzën, edhe pse nuk kishte shumë mundësi për ta ndihmuar.

Në vitin 1994, Kevin Carter fitoi çmimin Pulitzer për këtë fotografi.

Po atë vit, Kevin Carter kreu vetëvrasje prej depresionit.

/NOA.al