Transmetuar më 10-07-2020, 10:00

Një operacion i policisë së Sarandës i koduar “Dërmishi” ka zbuluar një rast të kultivimit të kanabisit, duke vënë në pranga dy persona dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.

Efektivët e policisë Sarandë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq.

Policia ka vënë në pranga Stavro Çakulli, 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe ka shpallur në kërkim Geraldo Obzova, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al