Transmetuar më 10-07-2020, 10:10
Foto ilustruese

Një konflikt mes dy kushërinjve ka përfunduar me djegien e një makine dhe arrestimin e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kësaj të enjte në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Pas sherrit me kushëririn, Arben Hasani i ka vënë zjarrin makinës së të afërmit.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur pranë ullishtes në pronësi të tyre në Gjormë.

Djegia e mjetit ka bërë që i dëmtuari të denoncojë Hasanin në polici, duke çuar në arrestimin e tij. /a.y/noa.al