Transmetuar më 10-07-2020, 12:50

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi ditën e sotme paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Bëhet fjalë për ndryshimet lidhur me koalicionet parazgjedhore.

Ishin 16 deputetë që votuan pro projektligjir, ndërsa kundër tij u shpreh vetëm Adriatik Alimadhi.

Vendimi është marrë ditën e sotme pas dy orësh, ku pas diskutimeve në komisionu miratuan kërkesat e bëra nga opozita për hapje të listave, uljen e pragut zgjedhor 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Pas votimit në komision, projektligji do të kalojë në Kuvend për diskutime dhe më pas t’i kalojë presidentit të vendit, Ilir Meta për dekretim. /a.y/noa.al