Transmetuar më 10-07-2020, 13:48

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, reagon lidhur me ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor.

Ai thotë se është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të amiratohet nga Parlamenti sa më shpejt në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

“Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE. /a.y/noa.al

Rama: Mbështesim hapjen e listave, ndalohen koalicionet para zgjedhore

“Ligjet” miratojnë paketën për ndryshimet kushtetuese