Transmetuar më 10-07-2020, 14:20

Kryeministri Edi Rama nuk e dëshiron një mbyllje tjetër të Shqipërisë, për shkak të situatës së koronavirusit.

Ai thotë se një mbyllje tjetër është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike, për të gjithë.

Sipas tij, një kontroll i rregullave në hapje me polici dhe ushtri për çdo qytetar është i pamundur.

“Rritja e numrave ndodh në të gjithë vendet dhe është çdo qytetar që duhet të marrë përgjegjësinë e vetë. Ne po bëjmë çmos, por unë nuk mendoj që ne duhet ti kthehemi mbylljes. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do iki, për nuk e di sa kohe dhe ne nuk mundemi dot mbyllu-hapu”, u shpreh kreu i qeverisë në një komunikim për mediat.

Ai shtoi se mbyllja e parë ishte e rëndësishme për t’u përgatitur më mirë, ne tani jemi të përgatitur për ta përballur në frontin e shëndetit.

“Nëse duam të ruajmë këtë trend dhe duam të minimizojmë pasojat çdokush duhet të marrë përgjegjësi. Të tjerat janë llafe”, tha Kryeministri. /a.y/noa.al

QËNDRIMI I PS PËR PËRMBYLLJEN E PROCESIT TË REFORMËS ZGJEDHORE NË PARLAMENT BRENDA KËTIJ SESIONI TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 10 juillet 2020