Transmetuar më 10-07-2020, 15:25

Kryetati i Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se ka marrë një ofertë nga Kryeministri që Basha të bëhet Kryeministër, dhe Rama President.

Sipas tij, ky ndërmjetësim ka ndodhur për 1 muaj e gjysmë me radhë, në këmbim  të heqjes së koalicioneve.

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh, ti Kryeministër unë President vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë besoj nuk ka nevojë të zgjatem sepse është në fund në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij i njeh çdo kush. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij.

Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti Kryeministër e unë President. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur dhe zhvatur shqiptarët siç ka bërë në këto shtatë vite e gjysmë”, tha Basha me gazetarët.

Kryedemokrati shtoi se “Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqëson askënd përveç se paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i marrëveshjes së 5 qershorit ”. /k.k/noa.al/