Transmetuar më 10-07-2020, 16:48

Ambasadori gjerman në Tiranë, ka dhënë një shembull, si duhet të sillen qytetarët shqiptarë, në këto kohë të vështira, të pandemisë.

Ai ishte në Gjirokastër, ku u pa të lëvizte me maskë, ndryshe nga shoqëruesit e tij shqiptarë.

Peter Zingraf nënshkroi në Gjirokastër me kryebashkiakun e këtij qyteti edhe projektet e infrastrukturës për furnizimin me ujë të pijshëm të këtij qyteti, si dhe të ujërave të zeza, projekte të cilat do të financohen nga Gjermania dhe Zvicra.

"Sot ambasadori Peter Zingraf u takua me kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi dhe stafin e tij. Ata shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë me projekte", thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës Gjermane në Tiranë.

"Një shembull: Gjermania (KfW) dhe Zvicra po mbështesin aktualisht bashkinë në ndërtimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë të pijshëm dhe të ujërave të zeza. Së bashku ata vizituan edhe vende historike në qytet" mbyllet mesazhi, lidhur me vizitën e sotme në Gjirokastër të ambasadorit Zingraf.

/NOA.al