Transmetuar më 10-07-2020, 17:11

Ndoshta nuk është faji i tyre.

Por është mosha më e prekur dhe më e goditur nga Covid-19, prandaj edhe duhet të ketë një zgjidhje.

Kjo foto që tregon se pensionistët që janë grumbulluar pranë filialit të ostës Shqiptare në Kamëz, për nga respektimi i masave sesi duhet të mbrohen qytetarët, është alarmante.

Pensionistë për të marrë pensionin, shihen disa edhe pa maska, por më alarmante është se qëndrojnë ngjeshur në radhë me njëri-tjetrin, edhe pse shifrat e të prekurve nga COVID-19 janë gjithnjë e në rritje në vendin tonë.

Shihet që efektivi i policisë i ka marrë masat dhe mban maskë, por ai duket se e ka të vështirë të vendosë rregull, përsa i përket të paktën radhës dhe distancimit fizik midis pensionistëve.

/NOA.al