Transmetuar më 10-07-2020, 17:21

Një 34-vjeçar nga Ferizaj, Kosovë, është mbytur në det ditën e sotme.

Ngjarja e rëndë është raportuar në plazhin e Shëngjinit, rreth orës 17:00.

Kanë qenë pushuesit ata që vunë re trupin e të ndierit në det.

Për fat të keq ai u nxor nga uji pa shenja jete, dhe ndodhet në morgun e spitalit.

Janë ende të paqarta shkaqet e ngjarjes. /k.k/noa.al/