Transmetuar më 10-07-2020, 17:32

Shqipëria duhet të përmbushë kërkesat për liberalizimin e vizave. Konstatimi vjen nga Komisioni Europian që sheh me shqetësim numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së.

Të njëjtat kërkesa duhet të plotësojë edhe Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Sipas një raporti të publikuar së fundmi, thuhet se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Gjerorgjia është një fenomen shqetësues.

“Duhet rritje e masave për të adresuar migrimin e parregullt dhe kërkesat e pabazuara të azilit të shtetasve shqiptarë, përfshirë përmes identifikimit dhe adresimit të arsyeve themelore dhe organizimi i fushatave të mëtejshme informative mbi të drejtat dhe detyrimet në udhëtimet pa viza”, thuhet në raport.

Zbatimi i suksesshëm i Marrëveshjeve të Statusit të Kufirit dhe Rojes Evropiane të Kufirit (Frontex) midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit kufitar dhe parandalimin e hyrjeve të paautorizuara në respektimin e plotë të të drejtave themelore.

Marrëveshjet e mbetura duhet të finalizohen shpejt, thekson Raporti.

KE i bën me dije Shqipërisë se duhet të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave. /k.k/noa.al/