Transmetuar më 10-07-2020, 18:52

Gjatë kohës së izolimit prej pandemisë, disa shqiptarë në Itali, nuk e kanë ndërprerë aktivitetin e tyre fitimprurës.

Aktiviteti hetimor i koduar “Karantina” për shkak të periudhës kur u zhvillua, bëri të mundur zbulimin e pesë shqiptarëve, të cilët e blinin drogën në Italinë veriore dhe më pas e transportuan në Collescipoli ku, brenda një shtëpie të marrë me qira posaçërisht, ata vazhduan të paketojnë dozat duke ‘ushqyer’ drejtpërdrejt tregun e Ternit, pa ndërprerje.

Të arrestuari janë pesë shqiptarë që akuzohen për tregtim të lëndëve narkotike, të llojit kokainë. Ata dyshohet se furnizonin klientët e tyre në sheshin e Terni me 3 kg kokainë në dy javë.

Të arrestuarit janë Ruzhdi Guga, 28 vjeç, Ervis Kaziu (22), Erjon Aliaj (40), Iljaz Bushi (28), Dorian Lusha (24).

Ata arrinin të blinin dhe paketonin drogën në bazën e tyre, një shtëpi me qira, duke shitur 1 kg kokainë çdo disa ditë.

Hetimet nisën pas një arrestimi të kryer në mars të këtij viti gjatë një kontrolli normal, ku një shqiptari iu gjetën rreth 500 gramë kokainë e ndarë në doza dhe 14,000 euro.

Aktiviteti i paligjshëm i kryer brenda asaj shtëpie, i vendosur në një zonë të qetë dhe disi e izoluar, u monitorua nga karabinierët nëpërmjet disa kamerave dhe vijuan me një kontroll ditët e fundit, ku u arrestuan 5 shqiptarët. Atyre iu sekuestrua 300 gramë kokainë, materiale për paketimin e drogës, peshore elektronike dhe 5,000 euro. Shqiptarët kanë përfunduar në burg në Sabbione.

/NOA.al