Transmetuar më 10-07-2020, 18:48

Pesë shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi u zbuluan se shpërndanin kokainë në sheshin e Ternit, në Umbria.

I koduar “Karantina”, operacioni policor zbuloi se ata ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm për të paktën dy javë, në këtë zonë.

Të arrestuarit janë Ruzhdi Guga, 28 vjeç, Ervis Kaziu (22), Erjon Aliaj (40), Iljaz Bushi (28), Dorian Lusha (24).

Gjykatësit në Terni kanë vendosur burgosjen e pesë shqiptarëve nën akuzën e trafikut të drogës.

Të arrestuarit akuzohen se kanë furnizuar tregun e Ternit me rreth 3 kilogramë kokainë, në një kohë më pak se dy javë, duke shitur 1 kg lëndë narkotike vetëm në një javë.

Raportohet se kokaina ishte blerë në veri të Italisë, dhe më pas shpërndahej në doza të vogla. /k.k/noa.al/