Transmetuar më 10-07-2020, 19:00

Lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë, edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka dhënë mesazh ndërgjegjësimi për qytetarët shqiptarë.

Videoja e ambasadores është shpërndarë në “Facebook” edhe nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar se mbajtja e maskës, edhe në ambjente të jashtme, do të bëhet me detyrim ligjor, lidhur me shifrat në rritje të ditëve të fundit.

Kim shprehet në videomesazhin për qytetarët se; “Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur”.

Ambasadorja fton qytetarët të sillen me përgjegjësi, duke pranuar se ndonjëherë edhe ajo vetë nuk e ka vendosur maskën, por sipas saj nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.

“Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën, por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe t’a mposhtim COVID-19 së bashku”, – tha Yuri Kim.

Shqipëria po përballet me rritje të numrit të viktimave dhe të infektuarve me koronavirus që pas lehtësimit të masave kufizuese, duke shënuar shifra alarmante gjatë ditëve të fundit./NOA.al

Mesazh ndërgjegjësues

🔴#COVID19“Vendose maskën! Nuk është asnjëherë vonë për të bërë gjënë e duhur” – Ju lutem dëgjoni mesazhin e ambasadores 🇺🇸 Yuri Kim. 😷 Vendose maskën🙏🏼 #RuajVeten #RuajTëTjerët#Bashkë kundër 🤜#COVID19🤛

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Vendredi 10 juillet 2020