Transmetuar më 10-07-2020, 19:27

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur dhe të parakohshme mjeku Abdyl Myzyri.

Mjeku kirurg u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare, teksa ndodhej me pushime në Spille, por duket se ambulanca nuk i shkoi në kohë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Të paktën kështu pretendoi një kolegu i tij, mjeku Petrit Vargu, i cili e bëri edhe publik lajmin, ndërsa të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit nga ana e kolegëve të tij.

Mjeku Petrit Vargu tha se Myzyrit nuk i është çuar një ambulancë në Spille, që mund t’i kishte shpëtuar jetën.

Vargu shkruan më tej se Myzyri do të shkëlqejë dhe mungesën e tij. Mesazhi i ngushëllimit, i përcjellë nga Petrit Vargu:

“Te qofte dheu i lehte Dyl Myzyri! Mjekesiseshqiptare qe i kushtove jeten, nuk t’u gjend prane as me nje ambulance, ne te vetmin moment qe pate nevoje. I kemi degjuar shpeshhere te deklarojne se per 15 minuta jane ne çdo skaj te Shqiperise".

"Por çuditërisht, dje ne kete ore, ne Spille, ne zemer te Shqiperise, nuk u duken kurre. Ne i njohim mire, prandaj i demaskojme. Ti shkelqen me mungesen tende dhe nuk do te harrohesh kurre nga miqte, duke i lene erresiren dhe turpin sistemit shendetesor Shqiptar”, shkruan Vargu në postimin e tij në Facebook, mbi ngjarjen.

Mjeku kirurg gjatë muajit të fundit ishte përballur edhe me një padi, nga AKU.

Autoriteti Kombëtari i Ushqimit depozitoi padi penale ndaj ish-drejtorit të AKU, Sefer Sefa në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, rreth një muaj më parë, për falsifikim të dokumenteve shëndetësore të kryer në bashkëpunim.

Bashkë me Sefan u paditën edhe Artur Shehu me detyrë mjek i familjes, Abdyl Myzyri, me detyrë kirurg, Jorlen Lulo me detyrë kirurg dhe Dalip Çela me detyrë kirurg i përgjithshëm.

/NOA.al